Telemjekësia Shqiptare > Komponentët > Programi Virtual i Edukimit > Cikli i Leksioneve të Radiologjisë

Cikli i Leksioneve të Radiologjisë

Università degli Studi del Piemonte Orientale “A. Avogadro”, Novara, Itali organizon dy herë në muaj (çdo të mërkurë) një uebinar drejtuar mjekëve radiologë. Shërbimi i Neuroradiologjisë në QSUT “Nënë Tereza” ka nënshkruar një marrëveshje që i mundëson ndjekjen e këtij seminari. Uebinari është i hapur për mjekët radiologë të QSUT “Nënë Tereza”, mjekët specializantë dhe gjithë mjekët ose infermierët e interesuar nga QSUT “Nënë Tereza”.

Eventi zhvillohet në gjuhën italiane. Pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri bazë të kësaj gjuhe, të paktën, në nivelin që i mundëson dëgjimin dhe kuptimin e temave të diskutuara. Për një informacion më të plotë mbi tematikat e çdo jave si dhe për të shprehur interesin për të marrë pjesë në veprimtari, ju lutem kontaktoni Shërbimin e Neuroradiologjisë.

Teleradiology Webinars