RTMC Durres

Qendra Rajonale e Telemjekësisë së Durrësit ndodhet në katin nëntokësor të spitalit. Ajo përbëhet nga Auditori dhe Biblioteka Elektronike. Auditori ka një sipërfaqe relativisht të madhe dhe mund të përballojë rreth 50 pjesëmarrës. Ai është i pajisur me aparaturën e “Polycom”, e cila lejon lidhjen me rrjetin e Telemjekësisë në çdo Qendër Kombëtare dhe Rajonale. Gjithashtu, është e rëndësishme të përmendet roli i Bibliotekës Elektronike, e cila ofron akses në kohë reale të bibliotekave elektronike “online” si “Hinari” dhe “PubMed”.

Ceremonia e përurimit të Qendrës Rajonale të Telemjekësisë Durrës u zhvillua më 23 nëntor 2012. Kjo qendër u rinovua plotësisht me ndihmën e EUCOM/USACE.

RTMC_Durres_1
RTMC_Durres_2

rtmc_diber_3

 

 

Koordinatorja për Qendrën e Telemjekësisë së Durrësit është Dr. Xhiliola Doci, e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në 2003-shin dhe në 2008-tën përfundon kualifikimin në Specialitetin Dermatologji-Venerologji, në Fakultetin e Mjekësisë, Departamenti i Dermatologjisë. Hëpërhë ajo punon si mjeke specialiste për Dermatologji-Venerologji në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Kontakt: xhdoci@telemedicine.al