Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik në Shqipëri (PITSHE) është një program i zhvilluar nga Fondacioni Ndërkombëtar i Spitalit Elektronik Virtual (IVeH). “PITSHE” është i financuar nga USAID Shqipëri, nëpërmjet një Marrëveshjeje Bashkëpunimi që fillimisht mbulonte periudhën ndërmjet shtatorit 2009 dhe nëntorit 2011, e vijuar nga një marrëveshjeje të dytë për periudhën ndërmjet nëntorit 2011 deri në shtator 2013 dhe fazën e tretë për periudhën tetor 2013-shtator 2015.

Objektivat

Qëllimi i “PITSHE”-së është që të krijojë një rrjet kombëtar të Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik. Ky rrjet do të integrohet me sistemin e kujdesit shëndetësor në vend, duke qenë i pranishëm në çdo spital kombëtar dhe rajonal në vend. Objektivat e tij janë të mbështesë aktivitetin klinik, edukativ dhe kërkimor në Shqipëri, duke kontribuuar kështu drejt transformimit të Sistemit të Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri, duke përdorur telemjekësinë dhe shëndetin elektronik si platforma të saj.

Strategjia

Metodologjia e zbatimit të “PITSHE”-së është e bazuar në përafrimin strategjik të konceptit “Fillo-Ndërto-Opero-Transfero” (INOT). Principet dhe praktikat e INOT janë të botuara në shumë artikuj dhe libra shkencorë dhe ai është i pranuar gjerësisht si përafrimi më i njohur shkencor për zhvillimin e programeve të qëndrueshme të telemjekësisë dhe shëndetit elektronik në vendet në zhvillim. Që në vitin 2012, “IVeH” po përdor të njëjtin përafrim për të zhvilluar “Programin e Integruar të Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik” në Kepin e Gjelbërt.

Donatorët

USAID Shqipëri është donatori kryesor i projektit. Mbështetja e projektit realizohet nëpërmjet fondeve direkte, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të përmendur më lart, si dhe nëpërmjet donacioneve të ngjashme. Mbështetja e USAID Shqipëri për “PITSHE” tejkalon 2.1 milionë USD, nga të cilat 1.7 milionë USD ishin financime direkte.

Ministria e Shëndetësisë në Republikën e Shqipërisë është një kontribuuese tjetër e rëndësishme në “PITSHE”, pasi ajo bëri të mundur mjediset e programit, që variojnë nga 90 m2, deri në 800 m2. Që në vitin 2011, Ministria e Shëndetësisë po mbështet kostot operative të “PITSHE”-së, përfshirë linjën e internetit, elektricitetin, ujin, sigurinë, etj.

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (US EUCOM) kontribuon nëpërmjet rinovimit të mjediseve në të cilat është i vendosur programi. Deri në fund të 2014-ës, të gjitha mjediset në të cilat ndodhen qendrat kombëtare dhe rajonale të telemjekësisë do të rinovohen plotësisht falë kontributit të programit humanitar të US EUCOM.