Albanian Telemedicine > Other Activities > Neurosurgery Patient Record

Neurosurgery Patient Record

Neurosurgery_0Prej fillimit të vitit 2014, me drejtimin dhe kujdesin e Prof.Dr. Mentor Petrela, një grup i vogël mjekësh, por tepër të përkushtuar pas përdorimit të teknologjisë së informacionit në mjekësi, konceptuan dhe zbatuan një kartelë elektronike mjekësore për Shërbimin e Neurokirurgjisë. Mbështetja me bazën hardware dhe hostimi i aplikacionit kryhet prej fillimit nga projekti i Telemjekësisë. Baza e kësaj kartele është një “Web Application” i ndërtuar duke përdorur ASP.Net dhe SQL Server.


Përdoruesit e këtij sistemi (mjekët, infermieret, administratori etj.) logohen fillimisht në website dhe më pas aksesojnë aplikacionin (e-kartelën mjekësore) me anë të një linku të vecantë. Të dhënat mjekësore ruhen për cdo pacient të vecantë duke krijuar një dosje mjekësore virtuale individuale. Kjo “dosje” plotësohet me të gjitha ekzaminimet dhe procedurat mjekësore që kryhen gjatë shtrimit të pacientit në spital duke krijuar historinë mjekësore të pacientit që mund të konsultohet në të ardhmen sipas kërkesës. Klasifikimet e ndryshme neurologjike janë përshirë në sistem duke llogaritur në mënyrë automatike vlerësimin neurologjik të të sëmurit (Glasgow, FOUR Scale, Nuric etj.), vlerësimi i nervave kranialë, detajimi i historisë personale, familjare, të sëmundjes, alergjive dhe mjekimit shoqërues, informacione të rëndësishme që mjeku duhet t’i ketë gjithmonë në vëmendje. Për shkak të natyrës së Shërbimit të Neurokirurgjisë, pjesë shumë e rëndësishme e të dhënave mjekësore të pacientit përbëjnë ekzaminimet neurologjike imazherike (CAT scan, rezonanca magnetike etj.) të cilat vijnë në formatin DICOM. Sistemi mundëson “upload” të këtyre të dhënave që kërkojnë shumë hapësirë ruajtje (storage space/capacity). Procesi i hedhjes së këtyre të dhënave mund të ndërpritet dhe të rifillojë në pikën e ndalimit duke ndihmuar edhe përdoruesit e sistemit me një linjë interneti jo fort të qëndrueshme. Për një pacient mund të ruhen qindra imazhe DICOM (rreth 500 KB secila).

Përfitimi i pacientëve nëpërmjet ofrimit të këtij shërbimi do të jetë tepër i madh sepse ky sistem do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimit. Mundësia e shkëmbimit të informacionit mjekësor midis mjekëve do të rrisë nivelin profesional të tyre, ruajtja e procedurave mjekësore dhe konsultimi i tyre me një “button click” do të rrisë përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien e stafit mjekësor. Përdorimi i standarteve të aprovuar ndërkombëtarisht mundëson krahasimin me përvojën bashkëkohore të huaj. Ndërkohë zhvillimi i mekanizmave mbështetës të vendim-marrjes klinike dhe administrative do të përmirësojë më tej përdorimin e burimeve njerëzore, terapeutike, farmaceutike dhe financiare të vetë shërbimit e përkthyer në rritje të pritshmërisë pozitive për pacientët shqiptarë dhe arritjen e objektivave qeveritarë në fushën e shëndetësisë.

Neurosurgery_0
Neurosurgery_0
Neurosurgery_0
Neurosurgery_0