9 Years of Telemedicine in Albania

9 Years TelemedicineMe datë 18 Dhjetor 2016, IVeH në bashkëpunim me Qendrën e Telemjeksisë së Shqipërisë mblodhi në një takim zyrtar përfaqësuesit dhe kontribuesit e ndryshëm në Programin e Telemjeksisë së Shqipërisë.
Gjithashtu ky aktivitet shënon vitin e 9 të zhvillimit dhe funksionimit të Programit të Telemjeksisë në Shqipëri, program ky i implementuar nga IVeH me financues USAID-Shqipëri.

Qëllimi i “PITSHE”-së në këto 9 vite ishte që të krijojë një rrjet kombëtar të Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik. Ky rrjet është integruar me sistemin e kujdesit shëndetësor në vend, duke qenë i pranishëm në çdo spital kombëtar dhe rajonal në vend. Objektivat e tij janë të mbështesë aktivitetin klinik, edukativ dhe kërkimor në Shqipëri, duke kontribuuar kështu drejt transformimit të Sistemit të Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri, duke përdorur telemjekësinë dhe shëndetin elektronik si platforma të saj.

Metodologjia e zbatimit të “PITSHE”-së është e bazuar në përafrimin strategjik të konceptit “Fillo-Ndërto-Opero-Transfero” (INOT). Principet dhe praktikat e INOT janë të botuara në shumë artikuj dhe libra shkencorë dhe ai është i pranuar gjerësisht si përafrimi më i njohur shkencor për zhvillimin e programeve të qëndrueshme të telemjekësisë dhe shëndetit elektronik në vendet në zhvillim.

Kjo etape e re e Programit të Telemjeksisë së Shqipërisë përfaqëson hapin “Transfero”, i cili është dhe më i rëndësishmi, pasi shënon objektivin e arritur në Integrimin e Programit të Telemjeksisë me Sistemin Shendetësor Shqiptar, duke kaluar tani zyrtarisht në administrimin e Ministrisë së Shendetësisë.

Gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë dhe çertifikata mirenjohjeje ndaj të gjithë pjesëmarrësve të cilët kanë kontribuar në krijimin, ndërtimin dhe funksionimin e Programit të Telemjeksisë së Shqipërisë.



News Archive